14:39 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / B O

Konkurrentes së “Style Star” s’i del inati me stilisten nga Kosova: Kërkon të marrësh famë nga unë

Mbrëmjen e djeshme në Style Star, konkurrentja Vjola u përfshi në një debat me anëtaren e jurisë, stilisten nga Kosova Donika Loci. Gjithçka nisi pasi stilistja kritikoi veshjen e saj duke e cilësuar si për strip club.

Pas sfilatës së Violës, debati vijoi më tej pasi mes lotësh konkurrentja iu drejtua Donikës duke thënë se “ti ke ardhur me sëpatë për të më rënë mua”. Viola ka marrë një sërë reagimesh në rrjete sociale nga fansa nga Kosova, e cila më pas i ka ndarë me ndjekësit.

“Ah moj Donika sa keq po më vjen për ty që qenke një kopje po ma vërtetojnë të gjithë nga Kosova. Kjo tregon dhe arsyen pse unë nuk të njoh ty. Shoh njerëz inspirues dhe jo kopjues si ty e dashur.”, ka shkruar Vjola.

Në një tjetër postim, ajo shkruan se Donika kërkon të marrë famë nga ajo. “Duket që ke ardhur për të marrë famë nga unë e dashur.”, shkruan konkurrentja.