75 Mall Live Search
16:12 / E Diele, 08 Tetor 2023 / AR

Konkurrenti i ‘DWTS’ thyen krahun gjatë provave

Pa filluar mirë garën, deputeti i Partisë Demokratike, konkurrent i “Dancing With The Stars Albania 2” ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit.

Në “Dancing With The Stars Fan Club”, moderatorja Kiara Tito njoftoi publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë garën.

Në premierën e “DWTS”, Saimir Korreshi solli një performancë ndryshe pasi kulmoi me një shalqi nga Lushnja në skenë. Me partneren e tij Livia, në një quickstep me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, deputeti bëri çdo shqiptar të kërcejë nga shtëpia.