Konkurs për projektin e shtatores së Fadil Vokrrit, alokohen 50 mijë euro
Ministria e Kultures ka hapur konkursin për projektin e hartimit të shtatores së Fadil Vokrrit si dhe parkut përreth stadiumit në Prishtinë.
Në njoftimin e përshkrimit të kontrates thuhet: “Të punohet projekti ideor për sheshin ku do të vendoset Obelisku i Fadil Vokrrit. Që të vihet në pah shtatorja e Fadil Vokrrit, duhet të punohet projekti ideor për sheshin ku do të vendoset obelisk- shtatorja”, transmeton Indeksonline.

Tutje, bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 50.000,00 euro.
Skulptori duhet të jetë me përvojë pune së paku 5-10 vjet – minimumi dhe nëse autor të veprës janë më shumë se një, atëherë dëshmitë dokumentare duhet të sillen për secilin bashkautor.

“Boceti i paraqitur nga konkurruesit duhet të jetë 60 cm i lartë si plastikë skulpturore, pa bazamentin.”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/