Konkurset në SHSKUK, Azizi jep detaje

Sot, është mbajtur mbledhja e gjashtëdhjetë e bordit drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Elvir Azizi, i cili prezantoi disa nga punët që janë zhvilluar kohët e fundit në SHSKUK.
Fillimisht, ai njoftoi se ka përfunduar procedura e punësimit për mjekë të profileve të ndryshme dhe për infermierë, të cilët pas një analize të brendshme janë shpërndarë në klinika të ndryshme, por edhe në Spitalet e Përgjithshme.
Po ashtu, ai foli se SHSKUK-ja ka në proces të licencimit shërbimin e dozimetrisë në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, ku pas licencimit, dozimetrat do të mbikqyrën nga ky institucion.
Në pikat e ndryshme të rendit të ditës, anëtarët e bordit drejtues u interesuan për pozitat që janë me ushtrues detyrë si do të veprohet, e po ashtu për punësim të mjekëve të pa punësuar në spitalet e përgjithshme.
drejtori Azizi, i njoftoi anëtarët e bordit, se ka filluar përgatitja e konkurseve për pozitat me ushtrues detyre dhe me sa është informuar nga u.d. i drejtori i QKUK-së, konkursi po përgatitet dhe do të procedohet shpejt.
Sa i përket punësimit të mjekëve specialistë në spitalet e përgjithshme, drejtori i SHSKUK-së, sqaroi se kanë pranuar kërkesat nga të gjitha njësitë dhe drejtori shëndetësore është në fazën e analizës, ato do të procedohen shpejt aty ku vlerësohet e nevojshme dhe lejojnë mundësitë.