75 Mall Live Search
19:24 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / MSH

Konkursi i deves më të bukur në Arabinë Saudite, ngritën dyshime mbi ndërhyrje estetike

Më shumë se 40 deve janë diskualifikuar nga konkursi i bukurisë në Arabinë Saudite, pasi dyshohet se në to ka pasur ndërhyrje estetike, më saktësisht botoks.

Në këtë konkurs, i cili ëhstë në qendër të vëmendjes për Festivalin e Devesë së Mbretit Abdulaziz, janë investuar rreth 66 milionë dollarë, shkruan BBC.

Atributet përfshijnë vuzë të gjata, hundë të amdhe dhe gungë të formësuar.

Gjykatësit përdorën teknologji “të avancuar” për të zbuluar ndërhyrjet e deveve në një shkallë të paparë më parë, njoftoi Agjencia shtetërore e shtypit Saudite (SPA).

Të gjithë garuesit fillimisht u çuan në një sallë ku pamja dhe lëvizjet e tyre të jashtme u ekzaminuan nga specialistë, tha ai.

Kokat, qafat dhe torzat e tyre më pas u skanuan me aparate me rreze X dhe ultratinguj 3D dhe u morën mostra për analiza gjenetike dhe teste të tjera.

Organizatorët e konkursit, Klubi Camel, u cituan të kenë thënë se ata ishin “të prirur për të ndalur të gjitha aktet e ngacmimit dhe mashtrimit në zbukurimin e deveve” dhe premtuan të “impononin dënime të rrepta për manipuluesit”.

Ata përshkruan se si u injektua botoks në buzë, hundë, nofulla dhe pjesë të tjera të kokës së deveve për të relaksuar muskujt; mbushësit e kolagjenit u përdorën për t’i bërë buzët dhe hundët më të mëdha; dhe hormonet janë dhënë për të nxitur rritjen e muskujve.

Shirita të gomës u përdorën gjithashtu te kafshët për t’i bërë pjesët e trupit më të mëdha se normalja, duke kufizuar rrjedhën e gjakut.

Festivali i Devesë së Mbretit Abdulaziz është më i madhi në botë.

Rreth 33,000 pronarë devesh nga SHBA, Rusia dhe Franca po marrin pjesë në veprimtarinë, e cila filloi më 1 dhjetor dhe zgjat 40 ditë.