75 Mall Live Search
13:46 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Konkursi për pranim të studentëve në konvikte, Qendra e studentëve – me njoftim të ri

Qendra e studentëve e Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte.

Nga kjo qendër u tha se kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend.

“Qendra e studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe MASHT-it janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020-2021”, thuhet në njoftim.

Por ndër të tjera u shtua se për çdo vendim, studentët do të njoftohen me kohë.

Duhet përkujtuar se numër i madh i studentëve aplikojnë çdo vit për t’u bërë banues të konvikteve./Indeksonline/