75 Mall Live Search
09:28 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Konservatorët britanikë zgjodhën kryeministrin e ri

Pasi anëtarët e Partisë Konservatore i dhanë votat e tyre përfundoi votimi për kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, ndërsa rezultatet zyrtarisht do të publikohen nesër.

Sipas anketave favorit për funksionin e kryeministrit është ish kryetari i Londrës dhe ish ministri i Punëve të Jashtme Boris Xhonson. Kandidati i dytë është shefi aktual i diplomacisë britanike Xheremi Hant.

Është paraparë që të enjten fituesi zyrtarisht ta ndërrojë Thereza Mejin.

Pjesa më e madhe e ministrave britanikë nuk pajtohen me qëndrimin e Xhonson për Bregzit dhe paralajmëruan se do të japin dorëheqje para se të shkarkohen nga kryeministri i ri.