Kosnett në darkën lamtumirëse, i ftoi Kurtin, Konjufcën dhe ambasadorët e QUINT-it

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ftoi për një darkë lamtumirës kolegët e tij, diplomatë, dhe liderët e Republikës së Kosovës.
Kjo ndejë u zhvillua në njërin prej restoranteve të Prishtinës.
Përpos ambasadorëve të QUINT-it, aty ishte edhe kryeministri i Republikës, Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Konjufca, në një prononcim për “Indeksonline”, foli disa fjalë rreth darkës me ambasadorin nga SHBA-ja.
“Takimi ishte për një përshëndetje për z.Kosnett. Është organizuar për ta nderuar atë pasi po ikën nga Kosova, e ka kry kohën e shërbimit të tij në Kosovë. Kjo ishte për t’ia dhënë në përshëndetje z.Kosnett i cili ka kontribuar shumë për Kosovën dhe për ta falënderuar atë”, ka deklaruar kryeparlamentari për “Indeksonline”.

Ndryshe, Philip S. Kosnett u nominua nga Presidenti Trump në korrik të vitit 2018 dhe u konfirmua nga Senati në shtator për të shërbyer si ambasadori i pestë në Republikën e Kosovës.
Ai e dha betimin si ambasador më 27 nëntor 2018 në Uashington dhe ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Hashim Thaçi më 3 dhjetor. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/
