14:33 / E Martë, 10 Janar 2023 / S Z

KonSon nuk rrit çmimet, vezët vetëm 3 euro e 90 cent

Çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar rritje. Së fundi ka pasur rritje enorme të çmimit të vezëve, pasi që 30 copa vezë në treg  tashmë kanë një çmim prej 5 euro e 20 cent. Çmime këto tejet të larta, krahasuar me standardin tonë.

Por jo të gjithë tregtarët dhe prodhuesit e kanë shfrytëzuar rastin në këtë kohë të inflacionit, për të ngritur çmimet. Është kompania më e madhe në tregun kosovar për prodhimin e vezëve “Konsoni”, e cila vazhdon t’i mbajë çmimet e njëjta  të vezëve, çmime këto të cilat nuk i ka lëvizur që nga fillimi i vjeshtës  se vitit të kaluar.

Andaj të gjithë konsumatorët të cilët duan vezë të freskëta dhe me çmime të volitshme, mund të drejtohen të “KonSoni”, për tu furnizuar me vezë me një çmim të përballueshëm për xhepin e tyre. “KonSoni” vazhdon që në 27 pikat e saj sa i ka në të gjithë Kosovën, të mos ketë lëvizje të çmimeve. Tridhjetë copa vezë tek KonSoni,  kanë një çmim prej vetëm 3 euro e 90 cent dhe 4 euro e 20 euro.

Nga menaxhmenti  i Kompanisë “KonSon”,  thonë se kompania e tyre nuk e ka shfrytëzuar rastin që në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, t’i ngris çmimet e vezëve.

“Në pikat e KonSonit vezët janë 3.90 euro dhe 4.20 euro. Asnjëherë “KonSoni” nuk e ka shfrytëzuar momentin për rritje ekstreme të çmimeve. Në te gjitha pikat e “KonSonit”, që i kemi në gjithë Kosovën çmimet e vezëve janë 3 euro e 90 dhe 4 euro e 20, Ne nuk i kemi lëvizur çmimet as në nëntor, as dhjetor, as në janar”, thanë nga menaxhmenti.

Ndryshe përveç konsumatorëve besnik që ka kompania, së fundi është rritur numri i qytetarëve të cilët zgjedhin “KonSonin”, për tu furnizuar me vezë. Kjo për shkak të çmimit i cili nuk ka shkuar me trendin e rritjes, por dhe për shkak të cilësisë së produkteve që ofron.