75 Mall Live Search
14:49 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Konstatojnë të dyja shtetet, në Kosovë dhe Shqipëri s’ka koronavirus

Është mbajtur takim midis përfaqësuesve të dy Instituteve Kombëtare Shqipëri-Kosovë

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombetar, Prof. Dr. Naser Ramadani, priti në takim Prof. Dr. Silva Bino, Shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin e Shëndetit Publik të Tiranës.

U konstatua se deri më tash, në të dy shtetet nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirusin COVID-19.

“Ata diskutuan lidhur me sinkronizimin e aktiviteteve në menaxhimin e situates epidemiologjike me koronavirus, duke theksuar se në fazën përgaditore dy mujore është bërë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së./Indeksonline