Konstituohet grupi parlamentar i miqësisë Kosovë-Zvicër, kjo deputete u emërua kryetare e grupit

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci, ka njoftuar se konstituar Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, me ç’rast është zgjedhur kryetare, shkruan IndeksOnline.
Ajo tha se do të angazhohet të punoj me përkushtim të madh për avancimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve.
Njoftimi:
Sot, bëmë konstituimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër
Për mua është nder dhe përgjegjësi të jem Kryetare e këtij grupi të rëndësishëm. Gjithashtu, falënderoj të gjithë që ma besuan këtë detyrë të re!
Zvicra është njëra prej vendeve mike të Republikës së Kosovës. Për shtetin e institucionet tona, Zvicra mbetet përherë njëra prej referencave më të rëndësishme në aspektin e zhvillimit progresiv të demokracisë, ekonomisë, barazisë sociale dhe drejtësisë.
Duke ditur faktin se sa të mira e të veçanta janë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, unë me shumë përgjegjësi e kompetencë, do të angazhohem e të punojë me përkushtim të madh që të kemi avancim të bashkëpunimit, me qëllim që shteti ynë të përfitojë të mira nga përvojat dhe praktikat e një shteti që është model i zhvillimit të mirëqenies shoqërore. Edhe më të vecantë këtë relacion e bënë diaspora jonë e madhe në shtetin e Zvicres.