12:58 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Konstituohet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kollçaku kryetare

Në Kuvendin e Kosovës sot është konstituar Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Anëtarët e këtij komisioni u dakorduan që të bashkëpunojnë për një siguri sa më të lartë në vend.

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmir Kollçaku tha se ky komision në fushëveprimin e tij ka mbikëqyrjen demokratike ndaj institucioneve të sigurisë dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në këtë sektor.

Sipas saj, ky komision mbikëqyrë ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Mbrojtjes, Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Policisë së Kosovës, Agjencinë e Emergjencave etj.

“Është komision funksional për sektorin e sigurisë. Në bazë të mandatit kushtetues dhe në bazë të rregullores së Kuvendit. Komisioni është komision funksional dhe fushëveprimin e tij k ryesor e ka në dy fusha në cilësinë e komisionit shqyrton legjislacionin dhe propozon amandamente për fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Përveç legjislacionit komisioni shqyrton dokumente strategjike që lidhen me këtë fushë. Komisioni ushtron kontroll dhe mbikëqyrje demokratike ndaj institucioneve të sigurisë dhe mbikëqyrjen e zbatimeve të ligjeve”, tha ajo.

Kurse, anëtarja e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu derisa kërkoi të vazhdojë bashkëpunimi në mes anëtarëve, tha se do bëjë edhe opozitarizëm kur është nevoja.

“Më vjen mirë që çdo herë anëtarët e këtij komisioni kur ka qenë nevoja të jemi bashkë për sigurinë e Kosovës kemi dal mbi vetveten dhe mbi partitë politike të cilat i kemi përfaqësuar. Kështu që uroj që në frymën e kësaj edhe në këtë mandat të jemi njà « komision shembull për komisionet tjera dhe do jemi aktiv dhe bashkëpunëtor çdo herë kur është e nevojshme për të qenë aktiv, por do jemi edhe opozitar dhe të zëshëm atëherë kur ka nevojë të bëhet opozitë“, deklaroi Musliu.

Ndërsa, Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se punën e këtij komisioni e ka karakterizuar uniteti dhe bashkëpunimi mbi çështjet e sigurisë.

Ai pret që të tejkalohen dallimet partiake pasi sipas tij shumë ligje të rëndësishme janë në procedim.

“Pres të njëjtën gjë edhe tash e tutje pavarësisht raporteve çfarë mund të jenë opozitë pozitë mendoj se çështjet e sigurisë janë mbi partiake dhe besoj që përkushtimi jonë ka me qenë. Duke e ditur që po hyjmë në një vit pune sa i përket procedimit të ligjeve të rëndësishme të K osovës kërkoj dhe uroj të kemi përkushtimin maksimal që ta kryejmë punën tonë në grupe punuese, sepse shumë ligje presin t’i procedojmë në Kuvend”, tha ai.

E Haxhi Shala nga Nisma, tha se për një siguri sa më të mirë duhet bashkëpunim sa më i madh ndër partiak.

“Si të veprojnë institucionet e sigurisë duhet të veprojmë edhe ne së bashku që të kemi një siguri sa më të mirë“, tha ai.

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje janë Fatmire Kollçaku kryetare, deputetët Rexhep Selimi, Ganimete Musliu, Bekë Berisha, Haxhi Shala, Ilir Tasholli, Slavko Simic, Hatim Baxhaku, Rasim Demiri, Arbër Rexhaj, Elmi Reçica.