18:28 / E Premte, 01 Korrik 2022 / MSH

Konstituohet Kryesia e re e AAK-së për dialogun

Në mbledhjen konstituive të Kryesisë së AAK-së, mes tjerash u diskutua për situatën politike në vend, me theks të veçantë, rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryesia gjithashtu ka marrë një vendim me të cilin ka autorizuar ekipin i cili do të merret me çështjen e dialogut, në përbërje: Ardian Gjini kryesues, Selim Selimi dhe Muharrem Nitaj antarë.

Po ashtu Kryesia është informuar për takimin e përfaqësuesit të Aleancës për temën e Vetingut, si dhe ka shqyrtuar gjendjen organizative në degët e Aleancës, organizatat e gruas dhe rinisë.

No photo description available.