09:14 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Konsulli i Ambasadës amerikane: Po diskutohet për masat ndaj liderëve nëse e shfuqizojnë Specialen

Brian Corteville, konsull në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka deklaruar se brenda Ambasadës po diskutohen se cilat masa do të merren ndaj liderëve kosovarë nëse vazhdojnë me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Megjithatë, ai shpreson se këshilla e ambasadorit Delawie do të dëgjohet nga liderët, në të kundërtën mosdhënia e vizave është njëra nga masat që mund të aplikohet.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ditë më parë ka paralajmëruar liderët kosovarë se nëse vazhdojnë me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale do të merren masa të rrepta ndaj tyre./Zëri/