75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Konsulli Muhameti në takim me mësuesit e shkollave të mësimit plotësues në Itali”

Më datë 7 dhe 8 shkurt konsulli i Ambasades së Republikës së Kosovës në Itali Arben Muhameti morri pjesë në takimin vjetor të mësuesëve organizuar në Reggio Emilia nga Lidhja e Mësueseve shqiptare në Itali dhe Qendra e Botimeve per Diasporen.

Gjatë fjalës së tij para mësueseve të shkollave të mesimit plotësues shqip nga e gjithe Italia dhe përfaqësues të shoqatave kulturore, konsulli Muhameti vlerësoi lartë përpjekjet dhe angazhimin e gjithë mësuesëve dhe drejtueseve për ngritjen dhe funksionalizimin e një mori shkollash ku ndjekin mësimin mijëra fëmijë të emigracionit në Itali.

Gjithashtu konsulli Muhameti konfirmoi mbështetjën e mëtejme të institucioneve te Republikes se Kosovës për Mergatën duke venë theksin në “strategjinë e detajuar për diasporën,unifikimin e teksteve shkollore,marrëveshjët për ngritjen e qendrave të mirëfillta kulturore, marrëveshjet me shtetin pritës për të berë të mundur futjen e kurrikulave në shkollat publike në Itali, në ato rajone ku përqëndrimi i emigracionit tonë është më i lartë”.

“Mërgata është prioritet i kryeministrit Kurti dhe rrezultatet e para në kete drejtim do ti shohim shumë shpejt” theksoi ndër të tjera konsulli Muhameti. Gjatë diskutimeve të shumta u shtruan një mori çështjesh dhe problematikash me të cilat ballafaqohet mërgata jonë,përkitazi me kushtet e organizimit vullnetar të shkollave të mësimit plotësues shqip dhe u shtruan alternativat e mundshme për zgjidhjen e çështjeve më të ngutshme.

Në mbremje konsulli Muhameti zhvilloi takime të përbashkëta me drejtues të Shoqatave kulturore “Zëri i Atdheut” dhe “Shqiponja” si dhe vizitoi ambientet ku mbajn mësimin plotësues në gjuhen shqipe,fëmijët e regjionit të Reggio Emilia.