Konsumatorët i kanë borxh Termokosit 18 milionë €, zëdhënësja tregon se në cilat lagje do të ketë zgjerim

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka-Fejzullahu, ka njoftuar se që nga paslufta borxhi i konsumatorëvë ndaj kësaj ndërmarrje, ka arritur në 18 milionë euro.
Në një Intervistë për Ekonomia Online, ajo ka thënë se janë duke punuar që këto borxhe t’i kthejnë përmes padive në gjykata.
“Borxhi total i konsumatorëve që nga paslufta e deri më tani ka arritur shifrën 18 milionë euro megjithatë është duke u punuar që këto borxhe për t’i inkasuar përmes padive nëpër gjykata”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu tha se në lagjen Mati1 e cila është lagja e parë që përfiton prej projektit, tashmë ka filluar furnizimin me ngrohje për disa objekte banesore.
“Në lagjen Mati1 e cila është lagja e parë që përfiton prej projektit tashmë ka filluar furnizimin me ngrohje për disa objekte banesore. Është një lloj testimi për këto objekte banesore. Për pjesën tjetër të objekteve banesore të kësaj lagjeje të cilat nuk e kanë përfunduar pjesën e rrjetit sekondar dhe arritjen e gypave për furnizim me ngrohje. Sipas këtij projekti për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes është Mati1, lagja Arbëria, pjesa e parkut të qytetit dhe në kuadër të këtij projekti do të ketë densifikim të ngrohjes për 86 objekte të vjetra banesore lagjen Qendër, Dardania, Ulpiana dhe Bregu i Diellit”, ka thënë tutje Uka-Fejzullahu.