75 Mall Live Search
00:16 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Konsumimi i kafesë e ul rrezikun për këto sëmundje

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën si dhe njëra ndër bimët më të tregtuara në botë nga ana e bujqve. Përbëhet prej kokrrave të thara (pjekura) të kafesë, të cilat në të kaluarën janë quajtur groshë kafeje, kokrra këto që dalin nga druri i kafesë.

Kafeja fillimisht është konsumuar në shekullin e IX, e cila ishte e zbuluar në Etiopi. Nga aty është shpërndarë në Egjipt dhe Jemen, ndërsa deri në shekullin e 15 arriti në Iran (Persi), Turqi, dhe Amerikën Veriore, ku më vonë kafeja u shpërnda edhe në Itali, pastaj në të gjithë Evropën dhe Amerikën. Tani kafeja është pija më e popullarizuar në të gjithë botën.

Kokrrat e kafesë janë të kultivuara më së shumti në Amerikën latine, në Azinë Jug-Perëndimore dhe në Afrikë. Kokrrat e kafesë, pasi të piqen mjaft, ato mblidhen nga bujqit, procesohen dhe thahen, pastaj i pjekin në shkallë të ndryshme, varësisht se çfarë shije dëshirojnë t’i japin.

Më pastaj, kokrrat e kafesë i bluajnë, poashtu në shkallë të ndryshme. Për shembull, për expresso, cappuccino, latte, etj., kafeja bluhet më trashë, ndërsa për kafe ‘turke’, siç është e njohur në Evropën Juglindore, ajo bluhet shumë imët. Pra, nga kokrrat e bluara dhe të ziera, fitohet lëngu i kafesë të cilin e pimë.

Të mirat shëndetësore të kafesë

Antioksiduesit: Kafeja është e mbushur me antioksidues të cilët ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces ky që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje.

Sëmundja e Parkinsonit: Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.

Diabeti: Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktivë kundër zhvillimit të diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Gurët në Veshkë: Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshkë

Përmirësim të performancës mendore: Kafeina të cilën e përmban kafeja është stimulues i njohur i trurit ku rrit vigjilencën, shton vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filxhan kafeje në ditë, gjithashtu mund të rritë edhe nivelin e procesimit të informatave.

Anët negative të konsumimit të kafesë

Sëmundjet e zemrës: Konsumimi i tepruar i kafesë mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kolesteroli: Konsumi i tepërt i kafesë ngrit nivelet e kolesterolit.

Shtypja e Gjakut: Edhe pse konsumimi i kafesë nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, ajo sërish prodhon efekte jo të favorshme në shtypjen e gjakut dhe njerëzit e prirur ndaj hipertensionit, mund të jenë më të cenuar.

Gjumi: Nëse pini shumë kafe para se të shkoni në gjumë, mund të keni vështirësi për të fjetur për shkak të efekteve stimuluese të kafeinës.