22:15 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Konsumimi i kërpudhave mund të ulë rrezikun e këtij lloji të kancerit tek meshkujt

Rreziku nga kanceri i prostatës mund të ulet duke ngrënë kërpudha

Bazuar në kërkimet e Universitetit Tohoku në Japoni, ngrënia e kërpudhave mund të ulë rrezikun e kancerit në prostatë tek meshkujt, shkruan Daily Star, transmeton Indeksonline.

Studimi sugjeron që konsumimi i kërpudhave në mënyrë të rregullt ulë rrezikun e kancerit në prostatë tek meshkujt e veçanërisht tek ata më të vjetër se 50 vjeç.

Sipas drejtuesit të kërkimit, Dr.Shu Zhang, asnjëherë deri më tani nuk është studiuar efekti që mund të kenë konsumimi i kërpudhave për kancerin e prostatës tek meshkujt./Indeksonline/