15:59 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konsumimi i produkteve të fermentuara të qumështit, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Ekspertët finlandezë gjetën se konsumimi i prodhimeve të qumështit të fermentuar mund të ulin rrezikun nga prekja e sëmundjeve të zemrës, por vetëm tek meshkujt.

Studiuesit u bazuan për studimin në qindra pjesëmarrës për një periudhë prej 25 vjeçare për të bërë përfundimin.

Kjo kundërshton pretendimet se djathi mund të bllokojë arteriet e një personi dhe të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër, sepse ato kanë nivel të lartë të yndyrës së ngopur.

Të dhënat e tyre, sugjerojnë se produktet e qumështit të fermentuara kanë efekte pozitive në kolesterolin.

Anasjelltas, një konsum shumë i lartë i artikujve të qumështit të pa fermentuar, siç është akullorja dhe gjalpi, përbëjnë një rrezik./Indeksonline/