75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 28 Maj 2026 / MSH1

Konsumimi i tepruar i alkoolit ulë aktivitetin në tru

Efektet negative të dehjes me alkool zgjasin edhe gjatë ditës së nesërme, kanë paralajmëruar ekspertët.

Një studim i zhvilluar nga Universiteti British Columbia, ka konfirmuar se dhimbjet e kokës dhe lodhja e të nesërmes pas një nate plot alkool, ulë aktivitetin elektrik në tru, duke ndikuar te funksionet për një periudhë afatshkurtër.

Gjetjet tregojnë se të dyja funksionet ai i të mësuarit dhe vendimmarrjes dëmtohen gjatë periudhës derisa trupi rikuperohet.

Reagimi i tillë është i ngjashëm me atë të një goditje në tru, që gjithashtu ulë aktivitetit elektrik.