13:43 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konta ndanë rrugët me Joyce

Tenistja numër një e Britanisë, Johanna Konta i ka ndarë rrugët me trajnerin, Michael Joyce pas më pak se një viti së bashku.

27-vjeçarja e filloi vitin në top-dhjetëshe, por tani është e 45-ta pasi dështoi në garat e Grand Slam këtë vit.

Konta do të luajë në Moskë javën e ardhshme dhe shpreson ta ketë trajnerin e ri në dispozicion para stërvitjeve para-sezonale, transmeton IndeksOnline.

Amerikani, Joyce ishte trajneri i tretë i Kontas në vitet e fundit, duke iu bashkuar asaj pasi më parë kishte punuar me Esteban Carril dhe Wim Fissette.

Konta e ka arritur rrethin e dytë të Australia Open dhe Wimbledon, por u eliminua në rrethet e para të French Open dhe US open./IndeksOnline/

Temat: