Kontakt me një person të prekur me Covid-19, izolohet Zidane

Zidane me shumë gjasë nuk do të jetë me skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Osasunas, kjo pasi ai është izoluar si shkak i kontaktit me një person që ishte i prekur me Covid-19.
Siç raporton “Sexta TV”, edhe pse tekniku francez ka kryer testin për Covid dhe ka rezultuar negativ, skuadra e Realit dëshiron që të sigurohet përsëri, shkruan IndeksOnline
Në rast që ndonjëri del pozitiv, atëherë tekniku francez do mungojë në ndeshjen ndaj Osasunas.