75 Mall Live Search
20:08 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

Kontakti i parë me topin, Trossard i shënon gol Aston Villas

Skuadra e Arsenalit ka shënuar gol ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Premier League.

Golin për 0:1 e shënoi mesfushori belg, Trossard në minutën e 67’të, shkruan Indeksonline

Trossard shënoi një gol të bukur brenda zonës së 16-metërshit.

Mesfushori belg ishte inkuadruar në lojë vetëm një minut para se të realizonte gol dhe ky ishte kontakti i parë me topin./Indeksonline/