Kontejnerët e parkingut të Pallati i Rinisë, të stërmbushura me mbeturina
Të shohim kryeqytetin të mbushur me mbeturina në vend e pa vend, tashmë është bërë një dukuri e zakonshme.
Gjithashtu, nuk janë të rralla rastet kur edhe kontejnerët janë të stërmbushura nga mbeturinat, ku në këtë rast kompanitë e pastrimit janë përgjegjës për këtë çështje.
Njëjte po ndodh edhe në parkingun e Pallatit të Rinisë, ku kontejnerët në këtë vend janë të stërmbushura.
Ndryshe, në po të njëjtin vend për katër ditë radhazi është mbajtur festivali “Beer Fest Kosova” i cili ka përfunduar që tri ditë.
Indeksonline ju sjell disa fotografi, ku mund të shihni se në çfarë gjendje janë këta kontejnerë./Indeksonline/

