75 Mall Live Search
19:43 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kontejnerët e stërmbushur me bërllok afër hyrjes së ndërtesës

Ka më shumë se një muaj kur banorët e lagjes ‘Xhemajl Kada’ në Pejë, kanë kërkuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të marrin parasysh kërkesën e tyre për largimin e kontejnerëve që janë të vendosur para hyrjes së ndërtesave.

Banorët e kësaj lagje kanë shprehur shqetësimin se këta kontejnerë janë të vendosur para hyrjes së ndërtesave, duke krijuar kështu edhe papastërti të madhe.

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet qartë edhe gjendja aspak e mirë e kësaj pjese, ku kontejnerët janë të stërmbushur me mbeturina, duke kaluar kështu të gjitha në rrugë.

Banorët kanë bërë edhe një thirrje për komunën që të reagojë dhe që kërkesa e tyre për largimin e këtyre kontejnerëve të aktualizohet./Indeksonline/