75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 09 Prill 2024 / mp

Bërlloku te “Qafa” në Prishtinë, zhgënjehet edhe mërgimtari nga Zvicra (Video)

Kontejnerët me mbeturina janë të stërmbushur kurse bërlloku është kapërderdhur mu në mes të rrugëve në lagjen “Qafa”, në Prishtinë. Ky vend ndodhet vetëm pak metra larg selisë kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo pamje i kishte rënë në sy edhe mërgimtarit Albert Statovci, i cili ishte irrituar tej mase nga bërlloku që kishte parë në kryeqytet.

“Ky është rezultati i kryetarit të Prishtinës, se ai është shefi përgjegjësi kryesor. Kjo është tmerr turp! Sa herë vij në Prishtinë gjithë është kështu. Prej këtu si ka as 100 metra që ka plot bërllok e që e kam fotografu, ndërsa e postova me pa edhe bota”, u shpreh i zhgënjyer mërgimtari nga Zvicra./IndeksOnline/

Më poshtë video: