Kontigjent shqiptarësh te Widzew Lodzi, tashmë i bashkohet edhe Selahi

Një tjetër shqiptar vendosi t’i bashkohet skuadrës polake, Widzew Lodz.
Pas Gallapenit, iu bashkua skuadrës edhe lojtari kuqezi, Lindon Selahi nga Rijeka.
Te Lodzi ai do të bashkohet edhe me bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja shqiptare, Juljan Shehu.
Selahi, ka nënshkruar kontratën trevjeçare me skuadrën polake, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Ai sezonin që lamë pas ka bërë 42 paraqitje me Rijekën, duke shënuar 1 gol dhe 2 asistime si dhe arriti të fitonte titullin dhe kupën në Kroaci./IndeksOnline/