75 Mall Live Search
23:21 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / MSH

Kontigjenti i FSK-së feston 15 vjetorin e Pavaresisë në Turqi

Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që gjendet në Hatay të Turqisë për t’u dalë në ndihmë autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, Pavarësinë e Kosovës ia ka uruar Ushtria turke.

FSK-ja ka njoftuar se të premten, në 15-vjeton e Pavarësisë, është vizituar në Hatay nga regjimenti i komandos turke.

“Kontingjenti i FSK-së feston 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Hatay të Turqisë. Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtria turke gjeti kohë të vizitojë ushtaraket tanë që janë në mision në Hatay të Turqisë, dhe t’ia urojnë Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.