Kontrabanda e mallrave në veri, policia dhe dogana në aksion

Policia dhe Dogana e Kosovës janë duke zhvilluar një operacion në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Cak i këtij aksioni është një depo nga e cila ka rrjedhur në treg malli i pa doganuar.
IndeksOnline ka kontaktuar me zyrtarët doganor të cilët kanë konfirmuar aksionin që po zhvillohet në veri të Kosovës duke thënë se ata janë vetëm në asistencë të policisë./IndeksOnline/