Kontrabanda në veri/ Policia ndalon automjetin në Zubin Potok të mbushur me mjedër

Një njësi e policisë gjatë patrullimit në zonën e Zubin Potokut, mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta ka ndaluar një automjet kombi me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.
Në automjet, i dyshuari kishte pasur të ngarkuara një sasi të konsiderueshme të frutave, mjedër, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se i dyshuari me automjet në mënyrë ilegale përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës.
Në konsultim me prokurorin, automjeti është dërguar në terminal doganor ndërsa rasti kalon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/