75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Z S

Kontrabandë me “Apple” dhe “Samsung” në Pejë, sekuestrimi arrin vlerën 30 mijë euro

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe njësinë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar një kontroll në një objekt dhe veturë të një të dyshuari mashkull kosovar në Pejë.

Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur mallra të pa deklaruara dhe të dyshuara si të kontrabanduara, përfshirë produkte të markave “Apple” dhe “Samsung”. Në mesin e tyre janë sekuestruar 160 mbushës “Apple” 20W, një “iPad” 13 telefona inteligjentë “iPhone” të modeleve të ndryshme, 13 telefona celularë të modeleve të ndryshme si dhe dy orë inteligjente “Apple Watch”.

Të gjitha mallrat janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, ndërsa sipas vlerësimeve paraprake, vlera e tyre arrin në rreth 30 mijë euro.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Indeksonline/