Kontrabandë me kafshë në veri, KFOR-i i gjen tri vetura dhe një furgon që dyshohet të jenë futur nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë.
Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se KFOR-i ka vërejtur tri vetura dhe një furgon gjatë patrullimit.
Këto automjete dyshohet të jenë futur në Kosovë nga territori i Serbisë.
“Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se ato kanë qenë të ngarkuara me dele dhe pije alkoolike dhe joalkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.