11:15 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kontrabandë me emigrantë nga Qendra e Azilit në Magure drejt Serbisë, i përfshirë edhe sigurimi i qendrës

Njësia e Hetimeve të Policisë Kufitare ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj k/shqiptarë për shkak se ata dyshohet që në mënyrë të vazhdueshme për përfitim material kanë kontrabanduar shtetas të ndryshëm nga Qendra e Azilit në Magure në drejtim të Serbisë me qëllim të shkuarjes së tyre në vende të BE-së.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, transmeton Indeksonline.

Mësohet se dy nga të dyshuarit janë punëtorë të sigurimit në Qendrën e Azilit, në Magure.

Me vendim të prokurorit të të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/