Kontrabandoi 5 shtetas të Egjiptit, arrestohet në Veternik
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me migrantë, i cili është zbuluar në Veternik, të martën rreth orës 15:00, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur pesë migrantë, shtetas të Egjiptit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit./IndeksOnline/

