75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Kontrabandoi 4 palestinezë në Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që ka tentuar t’i fuste ilegalisht në Kosovë katër persona nga Palestina, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa refugjatet qëndrojnë në SPMK Vërmicë deri në mëngjes.

“Vërmicë, 07.01.2020-21:21. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore te cilën e drejtonte i dyshuari mashkull k-shqiptar. Gjatë kontrollit në veturë janë hasur katër persona nga Palestina. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa refugjatet qëndrojnë në SPMK Vërmicë deri në mëngjes”, njofton policia./IndeksOnline/