75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kontrabandojnë 13 krerë gjedhe nga Serbia, ndalohen dy shtetas në Kamenicë

Dy persona janë ndaluar nga policia në fshatin Hodonovc të Kamenicës pasi të njëjtit përmes rrugëve dytësore kanë kontrabanduar 13 krerë gjedhe pa dokumentacion valid nga territori i Serbisë në atë të Kosovës.

Kafshët janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtejmë.

Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt./Indeksonline/