12:13 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Kontrabandonte drogë, policia nxjerr 106 kapsula të kokainës nga barku i një gruaje

Policia e Indisë thotë se ata kanë nxjerrë me sukses 106 kapsula të kokainës nga një grua që thuhet se po përpiqej të kontrabandonte drogën.

Shtetasja e huaj, 25 vjeçare u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Delhi.

Ajo është raportuar se është dërguar në një spital për t’ia nxjerr kokainën nga trupi, transmeton Indeksonline.

Droga vlerësohet të jetë me vlerë prej 50 milionë rupi apo 734 mijë e 160 dollarë.

Policia beson se gruaja kishte përpi kapsulat në Sau Paulo, Brazil, dhe se kishte për t’ia dorëzuar një shtetasi nigerian në Delhi.

Zyrtarët e departamentit të narkotikëve i thanë gazetës “Hindustan Times” se ky ishte numri më i madh i kapsulave të kokainës që i kishin nxjerr ndonjëherë nga një person.

Policia tani thotë se është në vëzhgim të shtetasit nigerian, të cilit duhej t’i dorëzohej droga./Indeksonline/