10:38 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / S Z

Kontrabandonte me kamion dy sirian dhe tre palestinez, arrestohet kosovari

Një person është arrestuar në Terminalin Doganor në Prishtinë për kontraband më migrant, pasi që në kamionin e tij iu gjetën pesë migrantë shtetas të huaj, dy sirianë dhe tre palestinez.

“Gjatë kontrollit në kamionin dhe rimorkion e të dyshuarit mashkull kosovar në mesin e mallit janë hasur -takuar  pesë migrantë shtetas të huaj, dy Sirian dhe tre Palestinezë. Me vendim të prokurorit, migrantët janë dërguar  në Qendrën e Azilit-Magure ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Indeksonline/