75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / KV

Kontrabanduesi godet veturën e policisë në Kaçanik dhe arrin të ikë nga territori i Kosovës

Policia e Kosovës, njësiti i Task Forcës, gjatë patrullimit në rajonin e Kaçanikut dje pasdite kanë vërejtur një kombi pa targa që dyshohet për kontrabandë dha gjatë ndjekjes shoferi ka goditur veturën zyrtare të Policisë ku si pasojë lëndime trupore kanë pranuar tre zyrtarë policorë.

Policët kanë pranuar trajtim mjekësor derisa i dyshuari ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Automjeti me mall të kontrabanduar  është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës. 

Rasti po hetohet nga ekipet relevante të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/