06:35 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kontrabanduesi prishtinas arrestohet në Shqipëri

Policia Shqiptare ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar të Kosovës në tentativën e tij për të kontrabanduar drogë në drejtim të Kosovës.

Sipas policisë në makinën luksoze e tipit BMW me tabela të Prishtinës janë konfiskuar 58 gram mariuhanë.

Në njoftimin zyrtarë tregohet se personi i arrestuar është 31-vjeçari me inicialet V.M. banues në Prishtinë.

Policia ka bashkangjitur edhe fotografi të makinës dhe narkotikëve të konfiskuar.

 

Image

Image

Image