75 Mall Live Search
20:58 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kontrata e çuditshme që Chamberlain kishte tek Arsenali

Transferimi i Alex Oxlade-Chamberlain nga Arsenali në Liverpool ishte një lëvizje që me të në fund u pajtuan të gjithë.

Karriera e mesfushorit kishte stagnuar në ”Emirates Stadium” dhe ai kërkonte një aventurë të re.

Që prej kalimit në Liverpool – ai u përballë me lëndime të tmerrshme dhe tani ka treguar shenja përmirësimi, transmeton IndeksOnline.

Problemi i Chamberlain tek Arsenali ishte minutazha e ulët, ku luante rrallëherë nga minuta e parë, e më shumë nga banka rezervë.

Tani, sipas librit të Alan Gernon, The Transfer Market, ka një arsye se pse Arsenali ngrurronte të luante me të shpesh.

Në një seksion të librit lexohet: ”Pas kalimit të Chamberlain tek Arsenali në vitin 2011, tifozët ishin të frustruar me minutazhin e ulët të lojtarit”.

”Ai zakonisht luante si zëvendësues, shpeshherë nga minuta e 71-të”.

”Pasi detajet e kontratës së tij u zbuluan, u bë e qartë se Arsenali ishte i obliguar t’i paguante Southamptonit 10 mijë funte sa herë që luante 20 minuta e më tepër”./IndeksOnline/