23:43 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / A. A

Kontrata e Manchester Cityt për Ronaldon, 30 milionë euro për dy vite

Manchester City po tenton transferimin e Cristiano Ronaldos në këtë afat kalimtar.

Klubi anglez i ka ofruar portugezit kontratë 2 vjeçare në vlerë prej 15 milionë eurove për sezon, raporton Gianluca Di Marzio.

Sipas gazetarit italian, Juventus dëshiron shkëmbim të Ronaldos me Gabriel Jesus.

Ndryshe, portugezi ka kontratë me Juventusin edhe një vit.

/Indeksonline/