75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kontrata e Messit, nga janari mund të largohet në fund të çdo sezoni si transfer i lirë

Kapiteni i Barcelonës, ​​Lionel Messi ka mundësinë që të përfundojë kontratën e tij në fund të çdo sezoni.

Duket se marrëveshja aktuale e lojtarit me gjigantët Katalunas përfshin një klauzolë transferimi që thotë se ai mund të largohet më 30 qershor të çdo sezoni pasi të mbushë 32 vjeç, sipas El Pais.

Kjo do të thotë që fituesi pesë herë i Topit të Artë pati mundësinë të largohej nga Barca këtë vit pasi festoi ditëlindjen e tij të 32-të, por vendosi të qëndrojë më tej.

Messi nuk është lojtari i vetëm që e përfshinë këtë klauzolë në kontratën e tij. Carles Puyol, Xavi dhe Andres Iniesta poashtu ishin të lirë që të largohen çdo vit në të njëjtën moshë, shkruan IndeksOnline.

Messi ka thënë në intervistat e kaluara se i vetmi klub për të cilin do të largohej ndonjëherë nga Barcelona është Neëell.

Ai u rrit duke luajtur për Old Boys të Neëell dhe kaloi gjashtë vjet me klubin para se të bashkohej me Barcelonën në 2001.

Në të kaluarën, nënkryetari Cristian D’Amico ka zbuluar besimin e tij për të rikthyer Messin në klubin e tij të djalërisë.

“Jam i bindur, si shumë nga bashkëmoshatarët e mi, që ne mund të bëjmë histori si klub nëse marrim lojtarin më të mirë në botë me një fanellë të Neëell. Unë mendoj se do të kemi kënaqësinë që Messi ta vesh fanellën.” /IndeksOnline/