75 Mall Live Search
12:47 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kontrata e rrejshme në zyren e Ilir Krasniqit, flet punëtori që ra viktimë e mashtrimit për shkuarje në Gjermani

Ish-partneri në biznes i deputetit Milaim Zeka, Ilir Krasniqi dyshohet se ka mashtruar 927 shtetas të Kosovës në një skemë dallavereje me viza. Indeksonline ka kontaktuar me njërin nga personat që ka rënë pre e këtij mashtrimi.

M.K ka treguar se çfarë premtimash ka marrë, sa para ka dhënë dhe se si askush nuk dha përgjegjësi për dështimin e planit.

“Me 23 qershor të vitit 2016 kam apliku në zyren e tyre. Më kanë thënë se 50 euro kushton vetëm aplikimi. Kontrata më ka ardhë me 17 nëntor të po atij viti. Kontratën nuk ma kanë dhënë fare, por e kanë ndal në zyren e tyre në Prishtinë. Kur më kanë thirrë me nënshkru kontratën, më kanë thënë se duhet me i pagu 500 euro, të cilat i pagova po aty. Jemi kanë shumë persona që kemi nënshkru kontrata atë ditë. Më pas na thanë që më së largu, me 17 shkurt do të jeni të gjithë në Gjermani me kontrata të punës. Më pas kemi kontaktu në Viber vazhdimisht, dhe gjithmonë na mbanin me premtime se do të bëhet. Kaloi shkurti dhe shumë muaj të tjerë, por na jipnin vetëm premtime të rrejshme. Pagën e du muajve i kam dhënë për atë kontratë, bukën e fmijve e kam nda për atë, por na gënjyen e mashtruan” ka thënë M.K për Indeksonline.

I njëjti ka treguar se ka tentuar vazhdimisht kontakt me përgjegjësit e zyres mashtruese, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Në një bisedë të para pak muajve në Viber, Ilir Krasniqi i ka premtuar kthimin e parave, por që deri më tani nuk ka ndodhur kjo gjë./Indeksonline/