75 Mall Live Search
08:32 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Kontrata e Sanchos me ‘Djajtë e Kuq’/ Edhe City i mbushë arkat me para…

Jadon Sancho pritet të jetë transferimi më ‘bombastik’ gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ylli i Kombëtares së Anglisë është afër të firmos kontratë me gjigantin, Manchester United, shkruan IndeksOnline

Marrëveshja është arritur dhe ka pajtime mes dy klubeve, Manchester United dhe Borussia Dortmund, kjo e fundit do t’i fitoj plotë 90 milionë euro nga transferi.

Jadon do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër (2027).

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano përveç Dortmundit, arkat do i mbushë edhe ekipi rival i Unitedit, Manchester City. Klubi nga ‘Etihad’ do t’i fitoj plotë 13 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Sancho ishte pjesë e akademisë së Cityt gjatë viteve 2016/17, para se të transferohej në Bundesliga te Dortmund për vetëm 5 milionë euro.

Kujtojmë që gjatë sezonit të kaluar në Bundesliga, Sancho bëri 26 paraqitje, shënoi 8 gola dhe asistoi në 12 gola të bashkëlojtarëve të tij./IndeksOnline/