75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Kontrata i përfundon në fundin e sezonit, Van Dijk flet për të ardhmen te Liverpul

Van Dijk ka një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit me Liverpul. Holandezi që u afrua në janarin e vitit 2018 nuk ka rinovuar duke mbetur një temë për diskutim, nëse do largohet.

Vetë Van Dijk ka folur pas fitores së djeshme ndaj Totenhem.

“Nuk ka një afat përfundimtar për rinovimin e kontratës. Do të shoh çfarë do të sjellë e ardhmja. Tani jam i fokusuar plotësisht te Leistër.

33-vjeçari është titullar i padiskutueshëm. Kapiteni i skuadrës padyshim është nga më të rëndësishmit për Slot, por njësoj si Salah akoma nuk ka rinovuar.