13:28 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / k.v

Kontrata me Contour Global shkon në Arbitrazh

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ka mbërritur njoftimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (International Centre for Settlement of Investment Disputes), përmes të cilit Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është njoftuar për hapjen e kontestit me investitorin “Contour Global”.

“Më 24.05.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet mbyllja financiare e projektit termocentrali “Kosova e re”. Kjo nuk është arritur në kohë dhe pas dështimit të disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, kërkesa për arbitrazh është parashtruar në Gjykatën Ndërkombëtae të Arbitrazhit nga investitori ‘Contour Global'”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit njoftohet se kanë marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme./IndeksOnline/