14:08 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Kujtim Zebica

Kontratë për furnizim me 200 pako higjenike dhe ushqimore

FTESË PËR OFERTË PËR OFRUES TË KUALIFIKUAR PËR REALIZIM TË PUNIMEVE

Numri kërkesës për ofertim: 002/21
Data e publikimit13.01.2021
Data e mbylljes:26.01.2021
Titulli i kontratës:Kontratë për furnizim me 200 pako higjenike dhe
ushqimore
Autoriteti KontraktuesBusiness Support Center Kosovo (BSCK)
Adresa:Ukshin Hoti, Blloku A, Hyrja C4/2,Kati I, Nr.2, 10000
Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail:info@bsckosovo.org

  1. HYRJE
    Business Support Centre Kosovo (BSCK) është bartëse e implementimit të projektit “Furnizimi me
    pako me gjëra elementare ushqimore dhe me pako me gjësende elementare higjienike për
    personat më të rrezikuar si dhe fushata vetëdijësuese për COVID-19 në komunën e Fushë
    Kosovës për komunitetin Serbë dhe RAE” të financuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK)
    në kuadër të Zyres së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe fton subjektet të paraqesin ofertat për
    furnizimin si në vijim:
  2. Furnizimi me 200 pako me materiale higjienike dhe ushqimore;
  3. Transportimin e stafit për shpërndarje të ndihmave;
    Qëllimi i kësaj ftese për ofertim është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për realizimin e punimeve.
    Ofertuesit e interesuar duhet të kenë kapacitet për të ofruar realizimin e furnizmit. Kompanitë duhet të
    ofertojnë sipas kërkesës të paraqitur në këtë dokument.
  4. KËRKESAT SPECIFIKE PËR IMPLEMTIM
    Të gjitha Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre siç parashihet më poshtë.
    Ofertat duhen të ofrojnë informacionin e mëposhtëm:
  5. Bizneset aplikuese duhet të jenë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë,
    Bizneset aplikuese duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit;
  6. Duhet të shënohet numri i ftesës për ofertim,3. Duhet të ofrohet vlefshmëria e ofertës. (Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 15 ditë),
  7. Në rast se TVSH-ja nuk është përcaktuar, BSCK-ja do të konsiderojë se çmimi përfshinë
    TVSH- në,
  8. Oferta financiare duhet të jetë në Euro dhe të ceket çmimi për njësi (me te gjitha taksat),
  9. Ofertat mund të përgatiten në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare në Kosovë apo në gjuhë
    angleze,
  10. Oferta duhet të dorëzohet në formë elektronike në e-mailin info@bsckosovo.org
  11. SHËNIM ME RËNDËSI:
  12. Mosplotësimi i ndonjërit prej kushteve të detyrueshme për pjesëmarrje ju diskualifikon nga
    pjesëmarrja e mëtejme në vlerësim të Ofertës suaj.
  13. Çdo palë e interesuar mund të bejë ankesë pranë autoritetit kontraktues brenda afatit 7
    (shtatë) ditë nga data e njoftimit.
  14. KUSHTET DHE RREGULLAT E KUALIFIKIMIT
  15. Oferta mund të dorëzohet në emailin zyrtar të BSCK-së: info@bsckosovo.org ose fizikisht
    ne zyrat e BSCK-se.
  16. Afati i fundit i dorëzimit të ofertës është 26 Janar 2021, ora 12:00.
  17. Për çdo pyetje, mund të dërgoni kërkesë me shkrim përmes email-it në këtë adresë:
    info@bsckosovo.org . Pyetjet pranohen deri më 20 janar 2021
  18. Hapja e ofertave do të bëhet me 27 janar 2021 ora 13:30 nga Komisioni përzgjedhës (i
    përbërë nga 3 anëtarë) dhe të gjitha palët e interesuara kanë të drejtë të jenë prezent.
  19. Me rastin e hapjes së ofertave dhe në rast që shtrohet nevoja, Komisioni Vlerësues ka të
    drejtë të bëjë pyetje shtesë ndaj ofertuesve. Pyetjet do të komunikohen tek të gjitha palët.
  20. Ofertat do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme kualitative dhe kuantitative.
    KRITERET %
  21. Kriteret Kualitative
    1.1. Kapacitetet e kompanisë 40%
  22. Kriteret Financiare
    2.1. Ofertë ekonomikisht më e favorshme 60%
    Total: 100%