75 Mall Live Search
22:01 / E Premte, 01 Mars 2024 / Gj. Sh

Kontriboi gjatë për klubin, Lulzim Maliqi dekorohet me titullin “Kryetar nderi i Fc Kosova München”

Skuadra e Fc Kosova München po kryen fazën përgatitore në Crikvenica Kroaci.

Me këtë rast, ish kryetari i kësaj skuadre, Lulzim Maliqi është dekoruar me titullin “Kryetar nderi i Fc Kosova München”.

Këtë titull, atij ia ka dorëzuar presidenti i këtij klubi, Ilir Sinani, i cili tha se është nder për të, por edhe për anëtarët e kryesisë t’ia dhurojnë këtë titull, Maliqit pas kontributit të madh disa vjeçar në këtë skuadër.

Maliqi për një kohë të gjatë ishte në krye të këtij klubi duke arritur suksese të shumta.