Kontroll e rreptë brenda burgut në Dubravë, konfiskohen tetë paketime me drogë

Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët e Qendrës Korrektuese në Dubravë, kanë kryer një bastisje në disa dhoma të burgut ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me drogë, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se bastisja e dhomave të burgut është kryer të mërkurën rreth orës 09:00, ndërsa janë gjetur tetë paketime me lëndë narkotike, ku pesha e tyre ishte 11 gramëshe.
“Pas raportimit se në Qendrën Korrektuese dyshohet për narkotikë, njësiti policor së bashku me zyrtarët korrektues, kanë bërë kontrollin nëpër disa dhoma ku gjatë bastisjes në dhomë në një gyp kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara marihuanë me peshë 11 gramëshe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rasti iniciohet posedim i narkotikëve”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/